Ryan Babel zbulon arsyen interesante pse mendoi se Christian Eriksen do të dështonte te Tottenhami

Futboll 20 Janar 2019 10:55

Ryan Babel mendoi se Christaina Eriksen do të dështonte te Spurs sepse ishte shumë i butë.

I huazuari i Fulhamit dhe mesfushori i Tottenhamit ishin bashkëlojtarë në periudhën e dytë të Babel tek Ajaxi.

“Isha shumë skeptik në fillim sepse ne luajtëm së bashku për një vit tek Ajaxi më 2012,” tha Babel.

“Natyrisht, Christian ishte i jashtëzakonshëm teknikisht, por, fizikisht, ai nuk dëshironte të futej në dyluftime.

 

“Të shkonte në Angli, isha skeptik rreth kësaj.

“Por deri tani ai më ka befasuar – ai është një lojtar i jashtëzakonshëm i cili është shumë më i fuqishëm se që ishte më parë.”

Eriksen tani konsiderohet si një prej mesfushorëve më të mirë në Premier League. /Insporti.com/

-->