Sa do të fitojë Lukaku te Interi?

Futboll 08 Gusht 2019 12:32

Romelu Lukaku do të fitojë rreth 9 milionë euro për sezon te Interi ndërkohë që raportet në Angli pretendojnë se Manchester United do të pranojë 80 milionë euro për sulmuesin.

Lukaku ka arritur në Milan mëngjesin e sotëm (e enjte) për të finalizuar transferimin e shumëpritur te Interi ndërkohë që testet mjekësore janë paraparë të kryhen këtë mëngjes.

Tuttomercatoweb pretendon se belgu do të fitojë 9 milionë euro për sezon deri më 2024.

Mediat tjera si Sport Mediaset, Corriere dello Sport dhe ANSA specifikojnë që shifra prej 9 milionë euro është përfshirëse edhe e bonuesve.

Sa i përket tarifës së transferimit, BBC Sport dhe The Telegraph shkruajnë se mund të rritet deri në 80 milionë euro.