Sa i madh që është Salah, ia bën ëndrrën realitet të riut të sëmurë (VIDEO)

Futboll 31 Korrik 2018 16:51

Një 16-vjeçar i quajtur Ammar, i cili trimërisht po lufton me distrofi muskulore, ka pasur rastin ta takojë heroin e vet, Mohamed Salahun e Liverpoolit, duke e bërë ëndrrën realitet.

Salah u taku me të riun dhe familjen e tij refugjate, e cila mbërriti në Shtetet e Bashkuara nga Siria dy vite më parë, gjatë qëndrimit të të kuqve në Charlotte, Karolinën Veriore, së fundmi për “International Champions Cup”.

Ylli egjiptian ia dhuroi të riut një fanellë me nënshkrimin e tij, si dhe pozoi me të dhe familjen e tij.

Pas takimit me Salahun, Ammar u shpreh: “Të gjithë e duan atë dhe unë dua të jem si ai. Ai është njeri i madh. Është ndjenjë fantastike ta takoj”.

-->