Sa ndeshje do të mungojë Muriqi pas ndëshkimit me karton të kuq?

Futboll 19 Janar 2020 10:46

Vedat Muriqi shënoi, asistoi dhe u ndëshkua me karton të kuq. Muriqi ishte protagonisti i fitores së Fenebhaces kundër Gaziantep, shkruan Insporti.com.

Muriqi do t’i mungojë bashkëlojtarëve të tij për ndeshjen e Kupës, që do të zhvillohet të martën kundër Kayserispor. Ndeshja e parë ka përfunduar baras pa gola dhe ndeshja e ditës së martë do të vendos se kush do të kualifikohet në rundin tjetër. Pra, Muriqi vetëm një ndeshje do të jetë i suspenduar.

Ky është një lajm i mirë për trajnerin, tifozët dhe bashkëlojtarët e tij, pasi në fundjavën e ardhshme Fenerbahce zhvillon derbin me İstanbul Başakşehir.

Fenerbahce renditet në pozitën e tretë me 34 pikë, ndërsa İstanbul Başakşehir një pozitë më lartë me dy pikë më shumë, 36 pikë.

 

 

Sulmuesi 25 vjeçar është pjesë shumë e rëndësishme e Fenerit, pasi në 17 ndeshje të zhvilluara ka shënuar 11 gola dhe ka dhuruar katër asistime.

Muriqi mbrëmë zhvilloi një ndeshje të ‘çmendur’ pasi ishte më i mirë në fushë në fitoren e Fenerit në udhëtim me rezultat 2:0.

Reprezentuesi i Kosovës asistoi në golin e parë për gjermanin Max Kruse. Muriqit i’u anulua një gol, të cilën e shënoi në minutën e 48-të por pas shikimit në sistemin VAR, ai ishte në pozicion jashtë loje.

Megjithatë, ai golin e gjeti në minutën e fundit të ndeshjes. Muriqi shënoi gol të bukur me të djathtën nga një kënd tejet i vështirë.

 

Por, shou i tij nuk përfundoi vetëm me gol dhe asistimin. Prizrenasi u përjashtua nga ndeshja pas dy kartonëve të verdhë.

Të parin e mori në minutën e 80-të, ndërsa të dytin në minutën e fundit të kohës shtesë 90+5.

Pas një fauli për vendësit në fushën e tyre, kur po luheshin sekondat e fundit, Muriqi ia largon topin si pa e vrarë mendjen shumë lojtarit kundërshtar, kur ky i fundit po e priste atë për ta kryer goditjen e dënimit.

Gjyqtari nuk e fali dhe ia dha kartonin e dytë të verdhë e më pas edhe të kuqin, derisa Muriqi e la fushën i zhgënjyer.

-->