“Sa para i takojnë kampionit të Kosovës”…

Futboll 19 Maj 2019 18:31

Insporti raporton se UEFA edhe këtë vit e ka sistemin e njëjtë të shpërblimit të ekipeve që do të thotë se ekipi nga Drenasi i merr 260 mijë Euro nga UEFA si kampion i Kosovës dhe 220 mijë të tjera për pjesëmarrje në para kualifikime për Ligën e Kampionëve.

Përveç 480 mijë eurove nga UEFA, Feronikelit do ti takojnë edhe rreth 50 mijë Euro si shpërblim nga FFK-ja dhe nga fondi i të drejtave televizive, që e ngritë në mbi gjysmë milioni euro fondin e shpërblimeve për ekipin kampion.

Kjo shumë mund të ngritet edhe më shumë në rast se kampioni i Kosovës kalon para kualifikimet për Ligën e Kampionëve, varësisht deri në cilën xhiro arrin në garat evropiane./Insporti