Sa u paguan Deontay Wilder e Luis Ortiz

Sporte luftarake 04 Mars 2018 09:02

Meqi i zhvilluar në “Barclay Center” në Brooklyn të New York-ut, zgjoi shumë interesim dhe pas asaj çfarë shfaqi, u cilësua si një prej luftërave më të mira vitet e fundit.

Deontay Wilder arriti ta mbroj titullin e kampionit të botës në WBC, duke e mposhtur Luis Ortiz me KO në rundin e 10-të, mirëpo jo gjithçka shkoi aq lehtë për “Bomberin e Bronztë”.

Kurse shuma që këta dy kanë marrë për këtë ndeshje nuk është e vogël.

Wilder do të paguhet 2.1 milionë dollarë, derisa Ortiz me 500,000 dollarë.

Përndryshe për Luis Ortiz, kjo ishte vetëm humbja e parë nga 29 duele, ku 24 prej tyre i kishte fituar me KO.

E për Deontay Wilder, ishte fitorja e 40-të, e 39-ta me KO dhe mbetet i pamposhtur. /Insporti.com

-->