“Sabah”: Dy klube të Premierligës në garë për Muriqin

E ardhmja e Vedat Muriqit vazhdon të lakohet në mediet turke. E përditshmja turke “Sabah” vazhdon të shkruajë për të ardhmen e sulmuesit shqiptar nga Kosova, duke e dërguar në klube të ndryshme evropiane.
Sipas “Sabah”, Fenerbahce është pajtuar për shitjen e tij dhe është duke pritur vetëm ofertën e duhur për shërbimet e Muriqit.
Në garë për sulmuesin shtatëlartë, janë Tottenham dhe West Brom, gjithnjë sipas “Sabah”.

Gjatë muajve të fundit, ish futbollisti i KF Lirisë së Prizrenit është lidhur edhe me një transferim të klubi i madh anglez, Tottenham, ndonëse asnjë ofertë zyrtare nuk është dërguar nga skuadra e trajnerit portugez, Jose Mourinho në drejtim të ish kampionit turk.
Për Muriqin kanë shprehur interesim edhe Lazio dhe Napoli.
Sulmuesi, 26-vjeçar, ka qenë instrumental gjatë tërë sezonit për kanarinat duke shënuar 17 gola në të gjitha garat. /Insporti.com/