Sadiku pëson humbje, rrezikohet pjesëmarrja në LO Tokio 2020

Boks 04 Qershor 2021 20:50

Boksierja jonë, Donjeta Sadiku, pësoi humbje nga kampionia e Suedisë, Agnes Alexiusson, në rrethin e dytë të turneut kualifikues evropian për Lojërat Olimpike Tokio 2020, që po mbahet në Paris të Francës.

Me vendim të gjyqtarëve, Sadiku u mund me rezultat 3:2, ku dy gjyqtarë i dhanë fitoren boksieres tonë, ndërsa tre të tjerë suedezes, në kategorinë deri në 60 kilogramë.

Me këtë humbje, Sadiku humb rastin për të fituar normën olimpike Tokio 2020.

Mundësia e vetme që Donjeta të marrë pjesë në Tokio 2020, është nëse merr ftesë nga Komisioni Tre-Palësh në përbërje: Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, Asociacioni i Komiteteve Olimpike Kombëtare, Asociacioni i Federatave Ndërkombëtare të Sporteve Verore. /Telegrafi/

-->