Sadiku sakrifikon edhe pagën për të vazhduar me klubin e njohur spanjoll

Futboll 07 Qershor 2020 11:50

Armando Sadiku është padyshim lideri i Malagas këtë sezon. Sulmuesi shqiqtar është aktualisht edhe golashënuesi i skuadrës.

29-vjeçari do të jetë e Malagës deri në fund të sezonit, teksa gjasat janë të shumta që Sadiku të largohet.

Sulmuesi shqiptar, jo vetëm ka konfirmuar se do të qëndrojë deri në mbyllje të sezonit, por edhe se do të rrijë pa u paguar gjatë kësaj periudhë.

“Kur Manolo Gaspar më foli për këtë situatë, i thashë që pa asnjë dyshim dëshiroja që të qëndroja deri në mbyllje të këtij sezoni. Kjo pasi nuk jam një person që fshihet, dua gjithmonë që të shoh në sy të tjerët dhe të çoj punën time deri në fund. Sigurisht që dua të jap më të mirën time për këto ndeshje, për Malagan, siç kam bërë gjithmonë. Kam një lidhje shumë të veçantë me tifozët dhe personat që punojnë këtu, e për këtë arsye jam i detyruar të jap 100% në këto ndeshje të mbetura për të shënuar gola dhe për të ndihmuar ekipin”, u shpreh Sadiku.

-->