Sadiku shënon gol në barazimin e Malagas

Futboll 26 Janar 2020 15:22

Malaga ka barazuar ndaj CD Mirandes 2:2 me ndihmën e sulmuesit shqiptar, Armando Sadiku, shkruan Insporti.com.

Sadiku ka gjetur formën e tij dhe në javët e fundit është mjaftë i rëndësishëm për klubin spanjoll, që bën gara në rangun e dytë të futbollit spanjoll.

Këtë herë sulmuesi shqiptar shënoi golin e avantazhit në minutën e 65.

Një realizim shumë i bukur nga futbollisti elbasanas, që e ka dërguar topin në rrjetë pa ndonjë problem. /insporti.com/

-->