Sahiti zbulon problemet që ka pasur Kosova në kohën kur trajner ishte Bunjaki

Kombëtarja 08 Korrik 2019 19:12

Ndihmës-trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Muharrem Sahiti ishte i ftuar në emisionin “90 Plus”, i cili transmetohet në TV Zëri.

Përfaqësuesja e Kosovës e ka nisur mbarë ciklin eliminator në Kampionatin Evropian “Euro 2020”.

Pas tre ndeshjeve, “Dardanët” kanë tubuar pesë pikë me një fitore dhe dy barazime.

Ndihmës-trajneri Sahiti ishte në Përfaqësuese edhe në kohën kur trajner ishte Albert Bunjaki.

Ndërsa tashmë Sahiti thotë se në kohën e Bunjakit gjërat ishin më të vështira.

Në kohën kur Albert Bunjaki ka qenë trajner, jemi përballur me shumë probleme serioze, sidomos në aspektin financiar”, tha Sahiti në “90 Plus”.

“Gjithashtu, nuk kemi qenë as në FIFA dhe UEFA”, vlerësoi ai.

“Megjithatë, presidenti i ndjerë, Fadil Vokrri ka lënë një bazament të fortë dhe tani gjithçka është më e lehtë”, shtoi Sahiti.