Sala: Ja çfarë më bëri Ronaldo pas ndeshjes (VIDEO)

Futboll 11 Janar 2019 16:56

Mbrojtësi i skuadrës së Sampdorias, Jacopo Sala, ka treguar sot një episod që ka pasur pas ndeshjes mes ekipit të tj dhe Juventusit, luajtur në ditët e fundit të dhjetorit, sfidë që mbylli fazën e parë në Serie A. Lojtari pati detyrën e vështirë për të mbuluar përgjatë 90 minutave sulmuesin bardhezi Cristiano Ronaldo, që realizoi dy herë në portën e Sampdorias (Juve fitoi 2-1).

“U përpoqa ta bëja sa më mirë detyrën, por ai është një fenomen. Gjatë ndeshjes nuk foli fare, ishte gjithnjë i përqendruar në fushë dhe kjo karakteristikë e tij më befasoi. Realizoi 2 herë në portën tonë, por dëshpërimin më të madh me të e pata pas ndeshjes. I kërkova fanellën kur mbaroi takimi, por nuk e mora dot, pasi ia kishte premtuar një lojtari tjetër. Ky ishte ‘goli’ i tretë që më bëri”, tha Sala.