Salah apo Hazard – statistikat tregojnë se ka vetëm një fitues të qartë në këtë debat

Futboll 29 Janar 2019 21:27

Ka pak rivalitete më të ngushta në Premier League se ai mes Mohamed Salahut dhe Eden Hazardit.

Kurdo që debatohet se cili është më i mirë, fansat e Chelseat dhe Liverpoolit nguten të japin faktet e tyre për të dëshmuar se njëri është më i mirë se tjetri.

Shumë thonë se Hazardi ka qenë i suksesshëm në Angli për një kohë më të gjatë, duke fituar titullin dy herë, derisa ishte shpallur edhe “Lojtari i Vitit” më 2015.

Ndërkohë, fansat e Liverpoolit do të thonë se Salahu ka thyer rekorde të njëpasnjëshme në Premier League, dhe ka dëshmuar se nuk është “lojtar sezonal”.

FBL-ENG-LCUP-CHELSEA-TOTTENHAM

Fansat me siguri janë në dijeni se sa i përket golave, Salah dominon, por Hazardi kryeson podiumin në aspektin e asistimeve.

“Whosocred” ka bërë një krahasim të dyshes, duke kalkuluar numrat e tyre në kategorinë e mbrojtjes, sulmit, pasimeve etj.

Ndoshta befasisht, është Hazardi ai që ka dalë fitues në analizën e përgjithshme statistikore.

Ylli i Chelseat ka më shumë asistime, çmime “Njeriu i Ndeshjes”, ka përqindje më të madhe të pasimeve të sakta, dhe mesatare më të madhe vlerësimi për ndeshje.

Paris Saint-Germain v Liverpool - UEFA Champions League Group C

Salah ka më shumë gola – saktësisht 16 – por është inferior ndaj belgut në çdo statistikë tjetër. /Insporti.com/

-->