Salah arrin në Anfield, ka një mesazh për Liverpoolin

Futboll 07 Maj 2019 20:58

Egjiptiani Mohamed Salah ka arritur në stadiumin mitik “Anfield” për të mbështetur bashkëlojtarët e tij në sfidën kundër Barcelonës.

Salah nuk do të mund të paraqitet sonte për shkak të lëndimit që pësoi në fundjavë kundër Newcastle.

Ai është parë të ketë veshur një fanellë me mbishkrimin: “Mos heq dorë kurrë”.

Ylli egjiptian është duartrokitur nga tifozët e Liverpoolit, të cilët shpresojnë në një mrekulli pasi Barcelona udhëheq 3:0 pas ndeshjes së parë e zhvilluar në “Camp Nou”.

Në vend të Salah, trajneri gjerman Jurgen Klopp i ka besuar futbollistit shqiptar Xherdan Shaqiri. /Insporti.com/

-->