Salah – Hazard, mediat në Angli e zbulojnë çfarë biseduan të dy lojtarët

Futboll 16 Prill 2019 08:15

“Yjet” e Liverpoolit dhe Chelseat, Mohamed Salah e Eden Hazard janë parë duke diskutuar me njëri-tjetrën menjëherë pas ndeshjes që ‘Të kuqtë’ e fituan me rezultatin 2-0.

Tifozët e Chelseat nuk e pëlqyen qëndrimin e mesfushorit belg i cili pavarësisht humbjes u shfaq i buzëqeshur me kundërshtarin e tij.

Por akoma edhe më e rëndë është tallja që belgu ka bërë ndaj shokut të skuadrës Gonzalo Higuainit.

Mediat britanike kanë zbardhur bisedën e shkurtër mes dy lojtarëve.

Mohamed Salah: Kush është ai me numrin 9 që keni?

Eden Hazard: Ah dreq e di, ne e quajmë atë ‘Fatman’ (njeri i shëndoshë).

Bisedën në fjalë mund ta shikoni në videon më poshtë: