Salah ‘hidhërohet’ me yllin e Liverpoolit: Ma kthe mesazhin, të kam shkruajtur në WhatsApp

Futboll 19 Dhjetor 2019 13:43

Liverpooli dje mundi Monterreyn me rezultat 2:1 në gjysmëfinale të Kupës së Botës për klube.

Roberto Firmino ishte heroi i të kuqve në këtë përballje pasi shënoi golin e fitores në minutën e 90-të.

Fabinho, i cili është i lënduar ka bërë një postim në Twitter ku ka shkruar “Si Senor”, pas golit të Firminos.

Salah më pas postimin e njëjtë të Fabinhos e ka shpërndarë dhe ka shkruar:

“Fab, unë të kam shkruajtur në WhatsApp për të pyetur se si po ndihesh. Të lutem a mund tani të më përgjigjesh meqë po ke kohë për të postuar në Twitter”.

Fabinho më pas i është përgjigjur Salahut.

“T’u kam përgjigjur, Mo. A ke shikuar? Hahaha. Po ndihem më mirë, shumë i lumtur me fitoren. Lojë e mrekullueshme! Le të shkojmë në finale”.

Ndryshe, Liverpooli tani në finale të Kupës së Botës për klube do të përballet me Flamengon.

-->