Salah jep lajmin e madh (VIDEO)

Futboll 24 Janar 2020 18:01

Paraqitjet dhe golat e Mohamed Salah me fanellën e Liverpoolit nuk kalojnë pa u vënë re dhe Muzeu i Dyllit i Madame Tussauds, në Londër, ka vendosur të ekspozojë një statujë të sulmuesit egjiptian.

Lajmin e ka dhënë në rrjetet sociale vetë Salah, i cili ka postuar një video ku po i marrin masat dhe po i bëjnë fotografi për riprodhimin e shëmbëlltyrës së tij në veprën e artit që duhet të jetë gati pas disa muajsh.

Më pas edhe vetë Muzeu ka konfirmuar: “E nisim 2020-ën me një lajmërim që do të gëzojë tifozët e futbollit në të gjithë botën”, ka thënë një zëdhënës i muzeut.

“Simboli egjiptian dhe kampion i botës me Liverpoolin, Salah është në kulmin e karrierës dhe do të qëndrojë te ne”.

Lojtari i fundit i Liverpoolit para numrit aktual 11 të “Të Kuqve” që ka pasur këtë nder ka qenë Steven Gerrard, flamur autentik i klubit anglez dhe trajneri aktual i Glasgow  Rangers.

 

-->