Salah mbetet në ‘shtëpi’, Sadio Mane merr biletën për Kampionatin Botëror të Katarit
Futboll
29 Mars 2022
22:03

Senegali ka eliminuar Egjiptin dhe është kualifikuar për në Kampionatin Botëror të Katarit që nis në nëntor të këtij viti.
Senegali triumfoi pas ekzekutimit të penalltive 3:1.
Në ndeshjen e parë, Egjipti kishte fituar 1:0, ndërsa sot edhe Senegali fitoi me rezultat të njëjtë.
Nga 11-metërshat më të saktë u treguar senegalezët. Madje, ylli egjiptian Mohamed Salah huqi penalltinë e parë, ndërsa Sadio Mane realizoi penalltinë e fundit për Senegalin.
Biletën për në Kupën e Botës e siguroi edhe Gana, që barazoi 1:1 me Nigerinë, por avancoi tutje për shkak të golit mysafir.