“Salah nuk është egoist”

Futboll 03 Shkurt 2020 15:13

Trajneri gjerman i Liverpoolit, Jurgen Klopp është shprehur tejet i lumtur për formën e lartë të yllit të skuadrës, Mohamed Salah, shkruan Insporti.com.

Salah ishte ndër më të mirët në fitoren e Liverpoolit 4:0 kundër Southamptonit në fundjavë.

Klopp ka lavdëruar lojtarin egjiptian, duke theksuar se ai nuk ka qenë asnjëherë egoist dhe gjithmonë ka punuar për skuadrën.

“Një javë më parë, njerëzit flisnin për Mo Salah. Mo unk ishte kurrë egoist, ose më egoist sesa duhej qenë” ka thënë Klopp. Ai nuk ishte egoist kundër Southampton” shtoi trajneri gjerman.

Salah ishte ‘kryqëzuar’ sezonin e kaluar në rrjetet sociale, për disa momente ku nuk i kishte pasuar topin shokut të skuadrës, Sadio Mane. /insporti.com/

 

-->