Salah përgjigjet në pyetje pikante për bashkëlojtarët e tij (Video)

Futboll 24 Maj 2018 15:38

Futbollisti i sezonit në Premier League, egjiptiani Mohamed Salah, u shndërrua pjesë e mediave gjithandej dhe jo vetëm në Angli.

Salah është përgjigjur në disa pyetje pikante dhe të futbollit, lidhur me disa prej bashkëlojtarëve të tij, për dy kolegët e tij në sulm, Roberto Firmino dhe Sadi Mane.

Për futbollistin që gjendet më së miri përball golit kundërshtarë, Salah ka zgjedhur Roberto Firmino’n.

Për lojtarin më të shpejt, Mo Salah mendon se është Sadio Mane.

Futbollisti më i shkathët është Firmino sipas egjiptianit. Salah ka zgjedhur po ashtu Roberto Firmino’n, si lojtarin që feston më së miri golin.

Ndërsa për lojtarin më të hareshëm ose më qesharak, Salah mendon se asnjëri nga të dy nuk është sipas tij.

Për vallëzuesin më të mirë, Mo Salah ka zgjedhur veten, kurse shijen më të mirë për muzikë sipas tij, e ka Roberto Firmino. /Insporti.com

 

-->