Salah shprehet i zhgënjyer me Kloppin, ja “shkel syrin” Real Madridit dhe Barcelonës

Futboll 19 Dhjetor 2020 10:18

Ylli egjiptian i Liverpoolit, Mohamed Salah, ka folur në superlativa rreth gjigantëve spanjoll, Real Madridit dhe Barcelonës, transmeton Insporti.

Salah, i cili është njëri nga lojtarët kryesor të skuadrës së Jurgen Klopp, në një intervistë për gazetën spanjolle Diaro AS, ka lënë derën hapur për një kalim tek Real Madridi apo Barcelona.

“Mendoj që të dyja këto klube (Real Madrid dhe Barcelona), janë top klube. Për momentin jam në Liverpool por nuk i dihet të ardhmes”.

28 vjeçari u shpreh i zhgënjyer me vendimin e Jurgen Klopp që ta bëjë kapiten Trent Alexander Arnold para tij në sfidën e Ligës së Kampionëve ndaj Midtjylland.

Mohamed Salah is spearheading another Liverpool Premier League title challenge

“Të them të vërtetën mbeta i zhgënjyer nga ai vendim. Kisha shpresë që unë do të isha kapiten por është vendim i trajnerit dhe unë e respektojë atë” – u shpreh ai.

Egjiptiani u transferua në Liverpool në verën e vitit 2017 nga AS Roma, ndërkohë ka qenë në formë të jashtëzakonshme për “The Reds”, duke shënuar 84 gola në 120 ndeshje në Premier Ligë.

-->