Salah thumbon Manchester United

Futboll 14 Mars 2018 15:36

Pas fitores në vikendin e kaluar të Manchester United ndaj Liverpool në Premier League, tifozët e “Djajve të Kuq” kishin bërë shaka se si Mohamed Salah nuk ishte vërejtur në fushë.

Megjithatë eliminimi i mbrëmshëm i Man. United nga Sevilla në Ligën e Kampionëve, ka bërë që egjiptiani t’i kthejë “borxhin” “Djajve të Kuq”, duke bërë një posatim në llogarin e tij në Twitter.

Ai kishte shkruar pak a shume se, mezi po e pret shortin e Ligës së Kampionëve, duke aluduar në atë se Manchester United nuk do të jetë pjesë e tij.

Përndryshe, Liverpool arriti të kalonte në fazën çerekfinale të Champions League, duke e mposhtur Porto-n me rezultat të përgjithshëm 5-0. /Insporti.com

-->