Salihu: Akuza e Llapit është absurde

Futboll 12 Mars 2019 08:57

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, akuzën e KF Llapit e ka quajtur si absurde dhe se nuk qëndron.

KF Llapi javë më parë akuzoi FFK-në se i ka dhënë një premio prej 38 mijë euro skuadrës së Prishtinës, një ditë para përballjes ndërmjetë tyre.

Salihu i ka komentuar deklaratat e Llapit që e akuzoi FFK-në se i ka dhënë premia Prishtinës para ndeshjes.

Në fakt, ato para i takojnë çdo klubi të Superligës.

“Është absurde me akuzu Agim Ademin, që i jep para një klubi për me mposhtë një klub tjeter, është e pakuptimtë dhe nuk qëndron”, tha Eroll Salihu për Dueli Sportiv.

Edhe Ademi e ka mohuar një gjë të tillë ditë më parë në një konferencë për media. /Inpsorti.com/

-->