Salihu: Nuk i takoj asnjë grupit, kurrë nuk do ta mbështes më Agim Ademi

Kombëtarja 06 Mars 2022 23:49

Ish-sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu, është i ftuar në emisionin ‘Sporti Total’ në KTV.

Salihu foli për situatën momentale te FFK-ja dhe kuvendin zgjedhor që e quajti të ‘paligjshëm’.

Salihu në pyetjen se a do ta mbështet më Ademin, është përgjigjur në mënyrë të prerë.

“Nuk i takoj asnjë grupit, kurrë nuk kam qenë pjesë e asnjë grupit.

Kurrë më nuk do ta mbështes Agim Ademin, kurrë më.

Agim Ademi është njeriu më mosmirënjohës që e njoh.” /Insporti.com/

-->