Salihu: Të premten inaugurohet shtatorja e Fadil Vokrrit

Futboll 17 Korrik 2021 21:04

Shtatorja e ish-presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri do të inaugurohet të premten më 23 korrik në stadiumin e Prishtinës nga ora 18:00.

Këtë për KosovaPress e ka konfirmuar Sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës Eroll Salihu.

“Shtatorja e Fadil Vokrrit do të inaugurohet të premten me 23 korrik”, ka thënë Salihu.

This image has an empty alt attribute; its file name is auto_eroll-salihu1587062276.jpg

Ai gjithashtu tregoi se menjëherë pas ceromonisë së zbulimit te shtatores, në stadiumin “Fadil Vokrri” do të zhvillohen edhe dy ndeshje miqësore.

Aty do do të përballën veteranët e Kosovës dhe te Shqipërisë edhe po ashtu edhe skuadra Prishtina 1991 dhe Llapi.

This image has an empty alt attribute; its file name is Vokrri-shtatorja.jpg

“Do të zhvillohen edhe dy ndeshje miqësore menjëherë pas ceremonisë. Do të përballen edhe veteranet e Shqipërisë dhe Kosovës si dhe skuadra e Prishtinës 1991 dhe Llapi”, ka thënë Salihu. /KP/

-->