Salihu tregon se si e kishte refuzuar kërkesën e Arkanit për të luajtur për Prishtinën

Kombëtarja 12 Nëntor 2019 09:54

Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, ka zbuluar se e kishte refuzuar kërkesën e kriminelit famëkeq serb, Zeljko Raznatovic, i njohur më mirë si Arkani, për të luajtur për Prishtinën në kohën kur vendi ishte i okupuar nga Serbia.

Në një intervistë për gazetën zvicerane ‘Neue Zürcher Zeitung’, Salihu tha se nuk kishte dashur të luajë për Prishtinën kur president i klubit ishte emëruar Zeljko Raznatovic.

Duke folur për kërkesën e Arkanit, Salihu tha: “Ai më kishte kërkuar që të luaj për Prishtinën. Por unë i thashë vetes se nuk do të luaj kurrë për të. E dija se çfarë krimineli ishte ai.

Më 1997, Salihu kishte vendosur ta vazhdonte karrierën e futbollistit në Gjermani, në ligën rajonale, duke iu bashkuar FC Wilhelmshven e pastaj Concordias.

Salihu ka folur për gazetën zvicerane në prag të ndeshjeve të Kosovës për kualifikimet e ‘Euro 2020’, ndaj Çekisë e Anglisë.

-->