Salihu: UEFA mbylli debatin e fondeve – është e shqetësuar me pretendimet klubeve

Futboll 11 Maj 2020 11:30

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit së Kosovës, Eroll Salihu i ka quajtur qesharake deklaratat se ka dallim në mes të përfundimit dhe anulimit të kampionatit. Salihu është shprehur i shqetësuar se si dalin në opionion disa persona dhe krijojnë konfuzion në publik, duke garantuar edhe njëherë se vendimi do të merret në bashkëpunim me UEFA dhe Institutin Shëndetësor të Kosovës.

Arbnor Luta

Salihu këtë e ka thënë në një intervistë për “Insportin” se ato deklarime janë “pallavra jurdike”. Në ditët e fundit është zhvilluar një debat i madh se a duhet të anulohet kampionati apo të vazhdohet, duke bërë presion të madh në drejtim të shtëpisë së futbollit kosovar.“Nuk e di se kush ka deklaruar ashtu, ato deklarime janë pallavra juridike. Nuk ka dallim në mes të përfundimit dhe anulimit, janë pallavra nga disa njerëz që nuk kanë lidhje me atë se çfarë deklarojnë. Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me UEFA dhe Institutin Shëndetësor të Kosovës, por nëse nuk marrim lejen para datës një qershor, atëherë do të jetë shumë vështirë vazhdimi i kampionatit. Është e kuptueshmë që dikush nuk do të jetë i lumtur, por ne do të marrim vendimin më të mirë të mundshëm”.

Sekretari Salihu po ashtu ka sqaruar edhe çështjen e fondeve të UEFA-s dhe FFK-së, duke u shprehur i lumtur se tashmë UEFA me fakte ka konfirmuar qëndrimet e FFK-së. Ai ka thënë se shtëpia e futbollit evropian është shumë e shqetësuar me pretendimet e disa klubeve rreth këtyre fondeve.

Për Insportin, Salihu e ka rikonfirmuar se edhe pas takimit me klubet e Superligës që është zhvilluar në objektin e FFK-së, disa persona që përfaqësojnë klubet nuk e kanë kuptuar këtë çështje dhe se është e pa kuptueshme.“UEFA e ka dërguar një letër dhe i ka dhënë fund spekulimeve të disa personave, që po dëshirojnë të ndikojnë në futbollin tonë. Nuk e di ku tash do të arsyetohen ata njerëz që gjashtë muajt e fundit flasin për shifra që nuk kanë lidhje realitetin, por ne jemi prapë të hapur për diskutime dhe për çdo pa qartësi. Por, duhet ta kuptojnë se klubet nuk mund të udhëheqin politikat e federatës. Jemi e vetmja federatë që kemi bërë pako financiare për të gjithë, shikoni Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia nuk iu kanë ndihmuar sportistëve në këtë kohë, ndëra ne po, edhe pse kemi një staf të madh administratës. Për çdo fonde që marrim nga UEFA dhe FIFA kemi auditim, këtë duhet të kuptojnë të gjithë. Jemi duke e pritur këto ditë auditimin nga  FIFA për fondet e tyre. Pra, nëse një projekt është paraparë që të zhvillohet me shumën prej 100 mijë euro dhe është përfunduar me me shumë më të vogël, atëherë ajo shumë e mbetur nuk mund të rialokohet për ndonjë gjë tjetër”.

FFK ka krijuar planin e rikthimit të kampionatit duke e dërguar në Minsitrinë e Shëndetësisë, që gjatë kësaj jave pritet të vendosë për fatin e këtij kampionati. Ministria e Shëndetësisë në masat lehtësues ka paraparë që zhvillimin e aktiviteteve sportive të jetë në fazën e tretë (1 qershor).

Mikrobiologu i njohur, Lul Raka mbrëmë ka deklaruar se gjithçka do të varet nga situata me infeksone, duke aloduar se në rast se ka rritje të infeksioneve atëherë faza e dytë dhe e tretë e lehtësimit të masave do të shtyhen, gjë që do të kuptonte se edicioni 2019/20 nuk do të vazhdohej. /Insporti.com/

-->