Salvini: Përse gjyqtari nuk zbriti në fushë me fanellën e Juventusit meqë ishte aty?

Futboll 14 Shkurt 2020 18:06

Ish ministri i punëve të brendshëme të Italisë, Mateo Salivini i cili është edhe fans i Milanit ka shprehur mllefin e tij për vendimin e gjyqtarit në sfidën Milan – Juventus e cila përfundoi 1-1 shkruan Insporti.

“Përse gjyqtari nuk zbriti në fushë me fanellën bardhezi meqë ishte aty?” – ishte komenti i tij në llogarinë zyrtare të Milanit në rrjetin social Instagram.

Salvini shpërtheu ndaj Valerit, që në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë mes kuqeznjve dhe Juventusit, u kontestua për penalltinë e dhënë në favor të kampionëve që u kthye në gol nga Ronaldo në minutën e fundit të takimit.

-->