Samir Sahiti befason me deklaratë para ndeshjes, hedh presionin tek Trepça ‘89

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Samir Sahiti thotë se skuadra e Vëllaznimit është përgatitur maksimalisht për ndeshjen e “vitit” kundër KF Trepçës ’89, shkruan Insporti.com.
Sahiti për Insportin ka deklaruar se skuadra nga Mitrovica është favorite por jo gjithnjë fitojnë favoritët.
“Jemi të përgatitur shumë për këtë sfidë, është një ndeshje që varet një sezon i tërë nga kjo ndeshje, do te jemi të kujdesshëm dhe njëkohësisht super të motivuar , e dimë forcën e Trepçës ‘89 dhe sigurisht se ata janë favorit por jo gjithnjë favoritët fitojnë”, tha Sahiti për Insportin.com.
Ai po ashtu ka thënë se është i foksuar vetëm për këtë ndeshje dhe se për të ardhmen e tij do të vendos pas ndeshjes.
“Fokusi i tërë skuadrës është te kjo ndeshje. Kështu që për vazhdimin do të dihet pas ndeshjes”, ka përfunduar Sahiti.
Këto dy skuadra janë takuar dy herë në këtë edicion në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës dhe në të dy ndeshjet kanë triumfuar “Minatorët”.
Vlen të theksojmë se të dy klubet kanë ndërruar kryetrajnerët para se të përfundonte sezoni i rregullt.
Veton Çitaku ka zëvendësuar Sabit Osmanin tek 89shi, pasi ky i fundit kishte probleme shëndetësore, ndërsa Blerim Vula është emëruar si zëvendësues i Ismet Munishit, i cili pas humbjes nga Trepça ’89 në kuadër të Kupës kishte ndërprerë bashkëpunimin me skuadrën gjakovare.
89shi e përfundoi sezonin në pozitën e nëntë me 42 pikë, ndërsa Vëllaznimi përfundoi në të katërtën me 54 pikë në kuadër të Ligës së Parë.
Në ndeshjen e parë në kuadër të barazhit që u zhvillua ditën e enjte, Gjilani shënoi fitore 1-0 ndaj Besës dhe gjilanasit do të jenë edhe për një edicion pjesë e Superligës
Ndeshja e barazhit do të zhvillohet sot në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim të orës 16:00. /Insporti.com/