Samir Ujkani tregohet i madh, e harron ndeshjen dhe e përmend futbollistin që sot ndërroi jetë

Nations League 11 Tetor 2018 23:03

Kosova ka shënuar fitore të mrekullueshme ndaj Maltës me rezultat 3-1, pas një paraqitje jashtëzakonisht dominuese në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani, në deklrartën e parë pas ndeshjes i ka shprehur ngushëllime familjes, Harbuzi pasi që sot ka ndërruar jetë futbollisti i njohur kosovar, Labinot Harbuzi.

“E kemi humbur një vëlla, Labinot Harbuzin. Eshtë nj tragjedi për futbollin kosovar”, tha Samir Ujkani për SuperSport Kosova.

“Sa i përket lojës mund të them se kemi treguar se kemi organizim, grup të mirë. Kemi mundur ta evitojmë golin, por ndodh”, theksoi Ujkani.

Kosova arriti fitore me shifrat 3:1 me golat e Benjamin Kololli (2) dhe Vedat Muriqit.

Kosova ndeshjen e radhës e zhvillon më 14 tetor ndaj Ishujve Faroe.

Kosova i prinë Grupit 3 në Divizionin D me shtatë pikë. /Insporti.com/