Sampdoria mposht Romën, me këtë notë u vlerësua paraqitja e Marash Kumbullës

Futboll 02 Maj 2021 23:13

Ekipi i Fonsecas pas humjes turpëruese kundër United në mesjavë humbi edhe sonte. Sampdoria i mposhti 2-0 Marash Kumbullën me shokë të skuadrës.

Adrien Silva kaloi vendasit në avantazh në limitet e pjesës së parë, ndërsa Jakub Jankto vulosi fitoren e Sampdorias në mesin e fraksionit të dytë të takimit.

Dy minuta më vonë, VAR-i anuloi golin e spanjollit Mayoral në krahun tjetër, ndërsa Edin Dzeko humbi një penallti pak minuta më vonë, për të konfirmuar momentin e errët që po kalon skuadra kryeqytetase.

Marash Kumbulla pati një ndeshje stabile, ku paraqitja e lojtarit u vlerësua me notën 6.4.

Roma tashmë mbetet jashtë luftës për kualifikim në Ligën e Kampionëve, pasi që pozicionohet në vendin e shtatë me 54 pikë, 14 pikë larg Milanit e cila gjendet në vendin katërt. /Insporti.com/

-->