San Antonio e merr këtë vendim

Basketboll 20 Gusht 2019 17:11

Skuadra e San Antonio Spurs ka marrë vendimin për të tërhequr fanellën me numër 9 që mbante të veshur basketbollisti francez Tony Parker. 37-vjeçari u tërhoq në fund të sezonit të kaluar. Ceremonia do të kryhet më 11 nëntor.

Me fanellën e Spurs ai i fitoi 4 tituj kampionë, duke qenë një nga ikonat e këtij ekipi dhe të NBA-së. Një herë është shpallur MVP i finaleve dhe 6 herë ka luajtur në “All Star Game”.

San Antonio merr këtë vendim për ta vlerësuar e respektuar, ashtu sikurse ka bërë më parë edhe me dy ish-shokët e tij të skuadrës: Manu Ginobili dhe Tim Duncan.

Tony Parker është basketbollisti i dhjetë që skuadra e Spurs i tërheq fanellën.