San Marino, Kombëtarja më e dobët? U mposht nga Gjermania 13-0

Futboll 31 Maj 2021 13:49

Qershori do të jetë muaji i miqësoreve për ‘Dardanët’, të cilët fillimisht me datë 1 qershor në ‘Fadil Vokrri’ presin San Marinon, teksa takimet e tjera do t’i zhvillojnë jashtë Kosovës, shkruan Insporti.

Pas ndeshjes ndaj San Marinos, Kosova me datë 4 takohet me Maltën, për t’i zhvilluar edhe dy miqësore të tjera me datë 8 dhe 11, me Guinean dhe Gambinë.

San Marino njihet si Kombëtarja më e dobët e futbollit në histori, teksa njëherë madje ishte mposhtur 13-0 nga Gjermania, në shtator të 2006-tës.

Kjo Kombëtare ka regjistruar vetëm një fitore në histori të saj, ku mposhti 1-0 Lichetensteinin në një miqësore më 28 prill të vitit 2004.

Ndryshe, takimi miqësor Kosova – San Marino zhvillohet nesër me fillim nga ora 18:00.

-->