Sanchez ka zbuluar gjënë interesante që Solskjaer ka bërë për të nxitur formën e mirë të Man Utd

Futboll 20 Janar 2019 14:37

Ole Gunnar Solskjaer këshilloi lojtarët e Manchester United të marrin përgjegjësi për paraqitjet e tyre për të nxitur formën e mirë së fundmi, sipas Alexis Sanchez.

Tekniku norvegjez zëvendësoi Jose Mourinhon në postin e trajnerit në baza të përkohshme në dhjetor, dhe deri tani ka regjistruar shtatë fitore rresht, me të fundit që ishte një triumf 2-1 kundër Brighton.

Dhe Sanchez ka zbuluar disa nga ndryshimet që Solskjaer ka bërë për ta rikthyer formën e skuadrës.

“Lojtarët janë njejtë me Solskjaer siç ishin edhe me Mourinhon,” u shpreh kiliani.

 

“Por tani ne po kemi më shumë sukses në sulm dhe po mbrohemi më mirë.

“Fakti se ai ka kaq shumë histori me klubin hapë rrugën shumë kur ai flet.

“Filozofia e tij është të preket topi shpesh, të kontrollohet ndeshja dhe të shënohen gola.

“Mund ta vëreni se pozita e tij në fushë si lojtar ishte sulmues, por ai prapë dëshiron që ne të kujdesemi mirë për zonën e penalltisë.

“Kjo është mënyra se si merr rezultate më të mira. Gjëja e vetme që trajneri na ka thënë është se ne mund ta përmirësojmë vetë situatën.” /Insporti.com/

-->