Sancho e konfirmon transferimin në Manchester United

Futboll 13 Prill 2020 16:02

Ylli i Dortmund, Jadon Sancho është njëri nga lojtarët më të kërkuar nga gjigantët evropian.

Por, ekipi që do ta transferoj atë duket se do të jetë ai i Manchester United.

Në një video live, Sancho në një mënyrë e ka konfirmuar transferimin e tij tek United.

Një tifozë i ka shkruar Sanchos në koment ‘Pi ujë tani nëse do të transferohesh në Manchester United’.

Pasi e ka lexuar komentin, Sancho ka marrë një shishe ujë dhe e ka pirë.

Ende nuk ka asgjë të zyrtarizuar por kalimi i Sanchos në Manchester United çdo ditë e më shumë po duket real.

-->