Sandhausen – Regensburg, ky është vendimi për Leart Paqaradën dhe Besar Halimin

Futboll 23 Maj 2020 12:40

Leart Paqarada startues te Sandhauseni, Halimi rezervë – Kastrati në stolin e Hannoverit

Katër kosovarë sot do t’i kemi në aksion në ndeshjet e Bundesligës dhe Bundesligës 2.

Pos Milot Rashicës që luan sot me fillim nga ora 15:30 me Werderin, edhe Leart Paqarada, Besar Halimi dhe Lirim Kastrati luajnë në Bundesliga 2.

Në fakt, vetëm Paqarada luan nga minuta e parë për Sandhausenin kundër Regensburgut, me fillim nga ora 13:00, derisa bashkëkombasi i tij, Halimi, starton nga stoli.

Në përballjen tjetër, atë mes VfL Osnabruck dhe Hannoverit, për këtë të fundit në bankën rezervë është Kastrati.

-->