Sane mbërrin në Mynih për testet mjekësore te Bayern

Futboll 02 Korrik 2020 10:41

Leroy Sane po kompleton transferimin te Bayern Munich.

Anësori gjerman ka udhëtuar drejt Mynihut në mëngjesin e ditës së enjte, teksa në ora 07:30, ka filluar testet mjekësore.

Sane ka udhëtuar deri në Mynih me aeroplan privat, raportojnë mediet në Gjermani, përcjell lajmi.net.

Pas përfundimit të testeve mjekësore, Sane do të vazhdojë me procedurat tjera, me nënshkrimin e kontratës e deri te zyrtarizimi si lojtar i Bayern Munich.

Kartoni i Sane do t’i kushtojë Bayern Munich rreth 50 milionë euro.

23 vjeçari edhe në të kaluarën ka qenë pjesë e Bundesligës, ku ka veshur fanellën e Schalke.

-->