Sane në Bayern Munchen – mësoni detajet e transferimit

Futboll 01 Gusht 2019 20:07

Leroy Sané sipas të gjitha gjasave do të luajë në radhët e Bayernit sezonin e ardhshëm.

Përpjekjet e kampionëve të Gjermanisë për të bërë të mundur shkëputjen e sulmuesit nga Manchester City po mbyllen me sukses.

Sipas asaj që raporton Kicker, Leroy Sané së shpejti do të vihet nën urdhrat e Niko Kovacit.

Ai pritet të nënshkruajë kontratë 4 ose 5 vjeçare, derisa do të transferohet për shumën e më shumë se 100 milionë eurove, sipas Kicker.

Për Bayernin ky do të ishte një rekord i ri sa u përket transferimeve, duke thyer atë të shënuar me blerjen e Lucas Hernandez nga Atletico e Madridit për 80 milionë euro.