Saraçini ka një mesazh para ndeshjes së sotme

Kombëtarja 12 Qershor 2019 17:50

Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini i ka bërë thirrje adhuruesve të hendbollit dhe sportit në përgjithësi, që të përkrahin sonte Përfaqësuesen e Kosovës në hendboll, në ndeshjen e rëndësishme ndaj Polonisë. Saraçini ka thënë se kjo ndeshje luhet në një moment të rëndësishëm.

“Edhe një ditë e rëndësishme për Kosovën – 20 vjet liri. Sot, pas suksesit të futbollistëve, mirëpresim angazhimin e hendbollistëve në ndeshjen Kosova – Polonia, nga ora 20.00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë. Me këtë rast është më se e rëndësishme përkrahja për hendbollistët. Tifozë, familjarë, hendbollistë të të gjitha klubeve, le të jemi sonte me djelmoshat tanë. Suksesi është i mundshëm me përkrahjen e të gjithëve. Suksese”, ka shkruar Saraçini.