Sarri e komenton kështu barazimin me Manchester Unitedin

Futboll 28 Prill 2019 21:37

Maurizio Sarri është deklaruar pas barazimit me Manchester Unitedin.

Trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri, është shprehur tejet i kënaqur me barazimin 1 me 1 ndaj Manchester United.

Trajneri italian ka kritikuar paksa lojtarët e tij, për hapësirat dhe moskoordinimin në mes të reparteve.

“Ne kishim në fushë një problem të vogël me distanca”, tha Sarri pas ndeshjes.

“Ka pasur shumë metra ndërmjet sulmuesve dhe mesfushorëve dhe ne patëm vështirësi të rikuperonim topin. Në pjesën e fundit të pjesës së parë kemi qenë më të mirë dhe shumë mirë në gjysmën e dytë.

“Në fund, ne patëm një shans të madh, por për fat të keq e humbëm. Nuk është e lehtë për të luajtur këtu kundër Manchester United”, ka shtuar më tej italiani.