Sarri e merr futbollistin shqiptarë te Juventusi

Futboll 25 Maj 2019 16:40

Karriera e një futbollisti mund të marrë një kthesë të pabesueshme, në varësi të rrethanave.

E tillë mund të rezultojë edhe ajo e Elseid Hysajt, pas një sezoni me shumë dyshime në radhët e Napolit.

Pasi humbi rolin e titullarit të padiskutueshëm me Ancelottin trajner, mediet italiane kanë raportuar në vazhdimësi për një largim të mundshëm të 24-vjeçarit nga Napoli.

U afrua shumë me Chelsea-t, që drejtohet nga ish-trajneri i Napolit, Maurizio Sarri, u tha madje që Ancelotti ka ndërruar mendje dhe vlerëson cilësitë e tij në aspektin mbrojtës, madje që edhe Interi ka shfaqur interes për të, ndërsa gjatë ditës së sotme del në skenë edhe Juventusi.

Juventusi është ende në kërkim të një trajneri. Janë disa emra të rëndësishëm për të marrë drejtimin e “Zonjës së Vjetër”, ndër të cilët edhe Maurizio Sarri, pozicioni i të cilit që është në fije të perit te Chelsea.

Madje nga Anglia raportojnë se çfarëdo që të ndodhë në finalen e Europa League-s, italiani do të shkarkohet. E nëse kjo ndodh, atëherë me shumë mundësi do të marrë Juventusin.

Në anën tjetër, Ancelotti ka kërkuar shitjen e futbollistit shqiptarë dhe nëse Sarri shkon tek Juve, atëherë mund të ndodh shumë lehtë një lëvizje e tillë./Insporti