Sarri flet për të ardhmen e Muriqit

Futboll 17 Shtator 2021 09:33

Lazio u përballë mbrëmë me Galatasarayn në Stamboll në kuadër të Ligës së Evropës. Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi u inkuadrua nga pjesa e dytë në këtë ndeshje për Lazion.

Ndeshjen në fjalë e fituan turqit me rezultat minimal, 1:0.

Pavarësisht humbjes, trajneri i Lazios, Maurizio Sarri ka pasur fjalë të mira për prizrenasin.

“Duam që Muriqi të qëndroj me ne, ai duhet të qëndroj këtu”, tha Sarri.

-->