Sarri flet për të ardhmen e tij – u kërkon falje tifozëve të Napolit

Futboll 30 Maj 2019 08:33

Një sezon, shumë halle, presion, kritika dhe akuza: Maurizio Sarri është lodhur nga Anglia, sepse Premier League është e bukur por edhe sfilitëse.

Më e thjeshtë në Itali, në tokën e vet, ku ish-trajneri i Napolit do të kthehet këtë verë, siç është kuptuar prej kohësh dhe siç e zbulon vetë Sarri pas triumfit në Europa League me Chelsean.

“Sezoni ishte i mirë, por tani që fituam Europa Leaguen u bë i jashtëzakonshëm. Nuk është e lehtë të ambientohesh në një kampionat si ai anglez, kam hasur probleme, por rpej shkurtit raporti me lojtarët ka ndryshuar. Ndoshta kam ndryshuar edhe unë”.

Hazard deklaroi se po ikën te Reali: “Më vjen keq, sepse është i jashtëzakonshëm dhe mund të përmirësohet ende”.

Sarri me valixhet gati: “Tani do të festojmë, nesër do bëjmë bilancin e sezonit. Kam edhe 2 vite kontratë, por duhet të takohem detyrimisht me klubin.

“Më bëhet qejfi për komplimentet e Napolit. Napolitanët e dinë shumë mirë sa i dua dhe e dinë që vitin e shkuar zgjodha të ikja nga Italia për të mos shkuar në ndonjë ekip tjetër në Itali. Megjithatë, ky profesion mund të të detyrojë të ndjekësh rrugë të ndryshme, që nuk do e prishnin raportin që kam me Napolin. Këtë trofe ua dedikoj tifozëve të Napolit, si dhe lojtarëve që munguan në finale për shkak të lëndimeve: Loftus-Cheek, Hudson-Odoi e Rudiger”.