Sarri i bindur për këtë gjë rreth Higuainit

Futboll 29 Prill 2019 21:08

Maurizio Sarri është i bindur të sulmuesi i tij, Gonzalo Higuain nuk dot largohet nga Chelsea në fund të sezonit.

Sulmuesi 31-vjeçar ka shënuar vetëm 4 gola në 15 paraqitje, por Sarri beson se të gjithë do të shohin një tjetër Higuain në sezonin 2019/20.

Chelsea apo Juventus, kjo ishte pyetja më e shpeshtë ditëve të fundit lidhur me të ardhmen e sulmuesit.

Ai nuk ka qenë në një formë të mirë vitin e fundit, duke mos gjetur vetën deri në janar te Milani, por as nga janari e deri me tani te Chelsea.

Megjithatë, duke e ditur që Chelsea është i dënuar nga UEFA për mos transferim të lojtarëve, duket se “Blutë e Londrës” kanë vendosur t’i besojnë ish “bomberit” të Realit, Juventusit e Napolit.

Këtë e ka konfirmuar trajneri i Chelsea, Mauizio Sarri.

“Në teori, ai do të vazhdojë. Është e vështirë për t’u adaptuar në Premierligë, por mendoj se sezonin e ardhshëm do të shënojë shumë gola. Nuk është e thjesht për një sulmues”, deklaroi Sarri.

Higuain ka bërë 593 paraqitje me klube në karrierë dhe ka shënuar 294 gola.