Sarri i thotë lamtumirë Chelseat

Futboll 15 Maj 2019 12:06

Tekniku italian Maurizio Sarri nuk do të jetë trajner i skuadrës së Chelseat për edicionin e ardhshëm.

Gazzetta dello Sport shkruan të mërkurën se Sarri do të shkarkohet nga posti i trajnerit të Chelsea pas ndeshjes finale të Ligës së Evropës me Arsenalin, që do të luhet në Baku më 29 maj.

Sarri ka marrë drejtimin e Chelseat para fillimit të këtij edicioni, por tifozët e klubit londinez nuk janë të kënaqur me të dhe janë kundër stilit të lojës së tij.

Kjo ka bërë që drejtuesit e Chelseat të mendojnë për një trajner tjetër në edicionin e ri, duke ia shkëputur Sarrit kontratën para kohe.

Në rast të largimit nga Chelsea, Sarri pritet të kthehet në Serie A, pasi tashmë ka marrë oferta nga ekipet si Roma dhe Milan. Ai ka kontratë me Chelsean deri në verën e vitit 2021.