Sarri kthehet në stërvitje, i duhet të zgjidh problemin ’75 milionësh’

Futboll 06 Shtator 2019 12:09

Maurizio Sarri ende nuk ka debutuar zyrtarisht në bankinën e Juventusit, që prej marrjes së drejtimit të kësaj skuadre.

Trajneri italian është rikthyer së fundi në stërvitje, pasi u diagnostikua me një sëmundje të mushkërive, duke humbur dy ndeshjet e para të Juventusit në Serie A.

Kishte zëra se ai mund të drejtonte Juventusin në derbin kundër Napolit, por nuk arriti të rikuperohej me kohë.

Por, pas kthimit në skuadër, ai duhet t’i jap zgjidhje disa problemeve.

Mediet në Itali shkruajnë se problemi më i madh mbetet Matthijs de Ligt, përforcimi i shtrenjtë i verës i ardhur nga Ajax për 75 milionë euro.

Ish kapiteni i kampionëve holandez, ende nuk ka arritur të bind te Juventusi, dhe Sarri ka nevojë për formë të mirë nga ai, kur dihet se sa gjatë do të mungojë Giorgio Chiellini.