Sarri me laptop në konferencë, dëshmon se Kane ishte offside!

Futboll 09 Janar 2019 10:30

VAR-i (Video Assistant Referee) ishte në qendër të vëmendjes në ndeshjen gjysmëfinale mes Tottenhamit dhe Chelsea mbrëmë, pasi Harry Kane arriti ta shënojë golin e fitores nga pika e penalltisë.

Goli i shënuar nga Kane në minutën e 26-të ngjalli shumë debat, pasi që portieri i Chelseat, Kepa Arrizabalaga, tentoi ta ndalë sulmuesi anglez brenda zonës së penalltisë, duke e kapur topin të pasuar me këmbë nga bashkëlojtari i tij.

Fillimisht gjyqtari akordoi indirekt, mirëpo vendimi u ndryshua me ndihmën e VAR-it. Kane e fitoi në goditje nga pika e penalltisë, gjë që nuk u prit mirë nga Chelsea, pasi që sulmuesi anglez kishte qenë në pozitë jashtë loje për këtë aksion.

Për ta dëshmuar se disfata që pësoi klubi i tij nuk kishte qenë e drejtë, trajneri Sarri e mori një laptop me vete në konferencën për shtyp pas ndeshjes, ku tentoi t’ua dëshmojë gazetarëve se Kane kishte qenë në pozitë jashtë loje.

“Kamera jonë ishte në të njëjtën vije me Harry Kane dhe ai ishte në pozitë jashtë loje për shkak të këmbës dhe gjurit të tij. Unë e pashë vetëm videon nga kamera jonë. Ndoshta kamera e VAR-it ishte në një pozitë tjetër”, ka thënë Sarri, raporton Express.

“Mirëpo, nga pozita jonë, është e qartë se ai ishte në pozitë jashtë loje. Fakti që gjyqtari anësor e ndaloi lojën ndikoi shumë te mbrojtësit e skuadrës time. Nuk mendoj se gjyqtarët anglezë janë të aftë për ta përdorur VAR-in”.

“Nëse nuk je i sigurt për një rast, duhet ta lejosh vazhdimin e lojës dhe në fund të aksionit merret vendimi. Mirëpo, ai e ndaloi lojën dhe për mbrojtësit e mi ishte e qartë se Kane ishte në pozitë jashtë loje. Nuk e di për portierin, mirëpo mbrojtësit e dinin”.