Sarri në Juventus – këto janë zhvillimet e fundit nga Anglia

Futboll 03 Qershor 2019 19:03

Thashethemet për një kalim të Maurizio Sarrit tek skuadra e Juventus nuk kanë të ndalur.

Që nga ndarja e rrugëve mes Massimiliano Allegrit dhe Juventus, emri i Maurizio Sarrit është ai që po përmendet si potencial për stolin e ‘Biankonerëve’.

Sipas Evening Standard, Sarri ka udhëtuar drejt Italisë për të finalizuar marrëveshjen me Juventus.

Raportimet thonë se trajneri italian po shpreson që marrëveshja me ‘Zonjën e vjetër’ të mbyllet gjatë kësaj jave.

Ish-trajneri i Napolit pritet të nënshkruajë një kontratë dy vjeçare me Juventusin, ku do të fitonte nga 6.8 milionë euro në sezon.

Juve gjithashtu duhet t’i paguajë 5.7 milionë euro Chelseat për të siguruar shërbimet e Sarri.