Sarri nuk është i kënaqur me këtë gjë në kontratën e tij – Kjo do ta vë në siklet atë

Futboll 21 Qershor 2019 15:07

Trajneri i ri i Juventusit, Maurizio Sarri është i mërzitur me një klauzolë të çuditshme që klubi italian ka futur në kontratën e tij.

Ish-menaxheri i Chelseat dhe Napolit, ka rënë dakord për një marrëveshje tre-vjeçare për të qenë pasues i Massimiliano Allegrit te Zonja e Vjetër.

Por, kampionët e Serie A tashmë kanë frustruar trajnerin e tyre me një klauzolë që i kërkon atij që ai të vesh kostum te Juventusi.

Italiani njihej për supersticionet e tij të çuditshme te Blutë dhe pëlqente të veshte trenerka tek skuadra nga Stamford Bridge.

Sarri e bëri të qartë në konferencën e tij për shtyp se ai do ta sfidonte klubin lidhur me kërkesën e tyre që të mbante veshje formale.

“Unë preferoj të mos e vesh te Juventusi një kostum në fushë”.

“Jashtë terrenit, kur unë përfaqësoj Juventusin, jam i detyruar ta vesh atë dhe është shkruar në kontratën time”.

“Por në fushë, unë nuk do të preferoja, por do ta diskutojmë. E rëndësishme, në moshën time, është që ata të mos më kërkojnë të zhvishem”, ka thënë Sarri.