Sarri publikon listën e të grumbulluarve për ndeshjen ndaj Lyonit, ja fati i Dybalas

Futboll 07 Gusht 2020 16:14

Juventusi do të përballet mbrëmjen e sotme me Lyonin në sfidën e kthimit të vlefshme për fazën e 1/8-ave të Ligës së Kampionëve, ku do të kërkojë të përmbysë humbjen minimale 1-0 në sfidën e parë, për t’u kualifikuar në çerekfinale.

Trajneri Maurizio Sarri ka publikuar listën e futbollistëve që ka grumbulluar për sfidën e sotme, ku bie në sy prezenca e Paulo Dybalës, ndonëse argjentinasi ka pasur probleme muskulore dhe gjatë gjithë javës nuk ka kryer asnjë seancë të plotë stërvitore.

Burime pranë klubit bardhezi zbulojnë se Sarri ka vendosur të mbajë në pankinë numrin 10 të të Juventusit dhe do ta hedhë në fushë vetëm në rast të ndonjë nevoje ekstreme, ndërsa në fushë nga minuta e parë do të zbresin Ronaldo dhe Higuain.

Vlen të theksohet se mungesa të sigurta të Juventusit për mbrëmjen e sotme janë ato të mbrojtësit italian Mattia De Sciglio dhe të sulmuesit brazilian Douglas Costa, të cilët nuk do të kenë mundësi ta ndjekin ndeshjen as nga pankina.

-->